Muajin e kaluar u zbulua se modelja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi edhe vetë modelja me komentet që bënte me mikeshat në rrjete sociale.
Sot Diellza ka mbajtur baby shower dhe nga festa është publikuar kjo foto ku e shohim me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të bardhë.
Miss Kosova është në lidhje dashurie prej kohësh me basketbollistin e njohur Fisnik Rugova.
Çifti shpërthyen tullumbacat dhe u zbulua se janë në pritje të një vajze.