Nëse ktheheni pas në fëmijërinë tuaj, me siguri që do të kujtoni xhinset “vintage”. Të gjithë e dinë që fillimi i viteve `90 dhe 2000 ka folur vetëm për këto xhinse.
Xhinset “vintage” ishin për ata që u rritën në vitet `90, si Justin Timberlake apo Britney Spears. Kush mund të flasë për stilin e Britney Spears apo Spice Girls pa përmendur xhinset e tyre “vintage”? Askush, sepse xhinset “vintage” ishin pjesë e rëndësishme e veshjeve të viteve `90 dhe tani po bëjnë një rikthim të suksesshëm.
Vitet `90 janë pa dyshim dekada më frymëzuese në modën e kohëve moderne dhe ne kemi shumë nostalgji për atë trend. Prandaj vajza përgatituni për sezonine pranverës pasi do të bëjnë namin.