“A TË QAJ 5 MINUTA”? Ç’duhet të dini për vogëlushen që çmendi rrjetin – AlpeGossip
“A TË QAJ 5 MINUTA”? Ç’duhet të dini për vogëlushen që çmendi rrjetin

“A TË QAJ 5 MINUTA”? Ç’duhet të dini për vogëlushen që çmendi rrjetin

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ishte vogëlushja më e famshme e momentit, Rea. Video e saj ku shihte një film vizatimor dhe kërkonte të qante 5 minuta është shpërndarë shumë herë në rrjet dhe tashmë Rean e njohin të gjithë.

“Unë qava për kalin se e rrëmbyen gjahtarët. Nuk u mërzita. Qava dy minuta”, tha Rea duke e bërë moderatoren të qeshte me çiltërsinë e saj.

Gjatë emisionit moderatorja Bieta Sulo i kërkoi Reas të fliste për filmat e saj të preferuara si Rapunzel, Hirushja, Borëbardha dhe krijoi një atmosferë shumë të këndshme për vogëlushen.

Ndiqni videon.