SHTATË VENDE/ Ja ku duhet të shkosh me shoqen e ngushtë të paktën një herë në jetë (FOTO) – AlpeGossip
SHTATË VENDE/ Ja ku duhet të shkosh me shoqen e ngushtë të paktën një herë në jetë (FOTO)

SHTATË VENDE/ Ja ku duhet të shkosh me shoqen e ngushtë të paktën një herë në jetë (FOTO)

Kush tha që duhet të martohesh apo duhet të jesh në një marrëdhënie për të planifikuar disa pushime të përsosura. Vërtet ka honeymoon (muaj mjalti), po ka edhe bestiemoon (pushime me shoqen e ngushtë), ndaj le të shohim disa nga vendet, që shumë njerëz i këshillojnë si “Vende ku duhet të shkosh me patjetër të paktën një herë në jetë me shoqen e ngushtë”.

Barcelona, Spanjë

Pas një dite të gjatë e pak të lodhshme duke eksploruar arkitekturën unike të Barcelonës, dëshironi pak ushqim? Po ndonjë djalë të pashëm? Nëse përgjigjja është po, jeni me fat pasi të dyja gjenden me shumicë.

Paris, Francë

Edhe pse Parisi njihet si “qyteti i dashurisë”, ju sigurojmë që do ta shijoni njësoj si me shoqen e ngushtë, si me motrën dhe si me të dashurin. Arkitektura, muzetë, ushqimi, vera, parqet etj., janë të gjitha tuajat.

Tokio, Japoni

Nëse buxheti ju tepron, atëherë mund ta përballoni “rrezikun” për të udhëtuar në një vend të largët si Tokio, ku bileta kushton pak. Por do t’ia vlejë sapo të gjendeni para tempujve e faltoreve historike, të vizitoni tregjet masive dhe të provoni ushqimin special.

Roma, Itali

Edhe pse shumica e filmave të xhiruar në Romë përfshijnë plane të njerëzve që lëvizin me Vespa, ju sigurojmë që mund ta shëtisni pa frikë në këmbë, të vizitoni vendet e lashta, si Koloseu. Ç’ju nevojitet tjetër përveçse një kafeje në njërën dorë dhe shoqes nga krahu tjetër?

Lisbona, Portugali

Lisbona është një ndër favoritet kryesore si një ndër qytetet më të vjetra. Rrugës për në plazh do të shkelni nëpër kalldrëme të lashtë dhe do vizitoni plot monumente historike.

Lima, Peru

Një parajsë e kuzhinës, Lima është një ndër qytetet me numrin më të madh të parqeve në botë. Të mos flasim për plazhet dhe restorantet e vegjël vendas.

Kopenhagen, Danimarkë

Një ndër vendet më të lumtura në botë, Danimarka do t’ju dhurojë një ngrohtësi që rrallë e gjeni në shtetet e tjera. Pasi të keni vizutar statujën e Sirenës së Vogël, mund të argëtoheni me shoqen rrugëve shumëngjyrëshe të Kopenhagenit.