Me siguri trafiku dhe pritja në semafor është gjëja më bezdisëse për çdo shofer dhe pasagjer gjithashtu, por nëse të del ndonjë “shfaqje” ke me çfarë ta shtysh…
Një i ri sot ka fotografuar një zonjë pranë Spitalit Ushtarak, e cila vë make up-in teksa është në timon.
Nëse makina do ishte e fikur dhe e parkuar, këtu nuk do të kishte asnjë gjë të çuditshme, por zonja është në semafor dhe është shofere në këtë rast.
Ajo që i ka bërë përshtypje të riut është se veprimi i zonjës është një burim aksidenti, madje kjo nuk është hera e parë që rastis të shohim veprime të tilla në rrugët e Shqipërisë.
Kështu që, shoferë udhëtoni me kujdes, se nuk i dihet kurrë, ndoshta nuk do jetë dita juaj me fat kur një shofere harron të vërë make up-in në shtëpi dhe jo në makinë.