“MË FAL SE NUK KAM…”/ Thumba në rrjet, dikush i theu zemrën Getinjos (FOTOT) – AlpeGossip
“MË FAL SE NUK KAM…”/ Thumba në rrjet, dikush i theu zemrën Getinjos (FOTOT)

“MË FAL SE NUK KAM…”/ Thumba në rrjet, dikush i theu zemrën Getinjos (FOTOT)

Getinjo është treguar shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij private, ndonëse herë pas herë në media dalin lajme për lidhje apo flirtime të tij me vajza të njohura ose jo. Së fundmi, reperi ka bërë disa postime në Instagram, që qartazi janë thumba për një vajzë.

Getinjo ka publikuar në Instagram disa foto të tij e përkrah tyre ka shkruar:

“Zemër mfal që si kom 60 vjet… Mfal edhe që se kom barkun e vjerrt… Edhe mfal që se kom babën milioner, se ta kisha pas ishe dal me bab tem”, shkruan Getinjo në postime.

Nuk e dimë se kujt ja dedikon reperi këto fjalë, por mesa duket dikush ja ka thyer zemrën.

Kujtojmë se para disa ditësh, Getinjo rrëfeu një histori shumë prekëse nga adoleshenca e tij. reperi rrëfeu për “Prive” se para disa vitesh kishte dashuruar një vajzë, të cilën e kishte lënë shtatzënë dhe ajo vendosi të largohej nga reperi e ta abortonte fëmijën. Ai tregoi se pikërisht në këtë histori është bazuar për këngën e tij “Ajo”.