BEBE REXHA E TALENTUAR QË NË FËMIJËRI/ Videoja e veçantë e saj e vërteton këtë gjë – AlpeGossip
BEBE REXHA E TALENTUAR QË NË FËMIJËRI/ Videoja e veçantë e saj e vërteton këtë gjë

BEBE REXHA E TALENTUAR QË NË FËMIJËRI/ Videoja e veçantë e saj e vërteton këtë gjë

Bebe Rexha tashmë renditet në mesin e yjeve botërorë, sepse fama e saj është shtrirë në të gjitha kontinentet. Këngëtarja me origjinë shqiptare brenda disa vitesh arriti një famë të jashtëzakonshme dhe e gjitha kjo falë punës dhe talentit të saj. Madje talenti nuk i është zhvilluar me kohën, por Bebe e ka pasur 100% të lindur. Një video e saj nga fëmijëria vërteton se këngëtarja shqiptare ka qenë e destinuar për t’u bërë artiste e madhe. Një faqe e fansave të saj, ka publikuar në ‘Instagram’ një nga videot më të rralla të Bebes, e cila është xhiruar në vitin 1995. Në atë kohë këngëtarja duhet të ketë qenë vetëm 5 vjeçe dhe dallohet qartë zëri i saj i veçantë, i cili gjithmonë e ka diferencuar nga të tjerët. Në video Bebe shihet duke kënduar një këngë fëmijësh përpara një grupi njerëzish. Siç shihet ajo nuk e ka pasur aspak problem të japë performanca përpara të tjerëve, gjë që tregon se Rexha ka qenë e destinuar për skenat e mëdha.

Sot artistja me origjinë shqiptare numëron një sërë çmimesh të rëndësishme në karrierën e saj artistike dhe përveçse si këngëtare është vlerësuar edhe për tekstet që ka shkruar. Kujtojmë se së fundmi Bebe ka publikuar këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.