SËMURET STORMI/ Kylie Jenner e kalon ditën në spital (FOTO) – AlpeGossip
SËMURET STORMI/ Kylie Jenner e kalon ditën në spital (FOTO)

SËMURET STORMI/ Kylie Jenner e kalon ditën në spital (FOTO)

Kylie Jenner ka kaluar një ditë të vështirë dje, pasi vajza e saj e vogël pati një reaksion alergjik.

Ajo ka bërë me dije se e ka kaluar të dielën në spital bashkë me vajzën.

Stormi është mirë tani dhe mami Kylie u sigurua që të qetësojë fansat me një foto të publikuar në Instastory, ku vogëlushja e saj flinte si engjëll.

Kylie u shpreh shumë e frikësuar për vajzën e saj dhe dha një bekim për të gjitha nënat që kanë fëmijët e tyre të sëmurë.

“E kalova ditën në spital me vogëlushen time. Pati një alergji por tani është 100% mirë dhe ne jemi në shtëpi. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijë të sëmurë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe energji pozitive”, shkruante Kylie në postimin e saj.

Bukuroshja ka qenë mjaft e zënë me promovimin e linjës së re të kujdesit për fytyrën, e megjithatë nuk i ka lanë pas dore detyrat dhe përgjegjësitë e saj si nënë.