Analisti Mustafa Nano ka thumbuar sërish moderatoren Bora Zemani, pas deklaratave të tij të mëparshme. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, gjatë intervistës “Portret erotik” që po zhvillonte, Muç Nano u pyet se cila është një grua erotike sipas tij.
Nano u përgjigj se Bora Zemani për të, është një grua erotike. Kujtojmë se disa kohë më parë, moderatori i “Provokacija”, ka kritikuar veshjet e shkurtra të Bora Zemanit, të cilën e ka krahasuar me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.