Njihen si ndër vajzat më bukuroshe shqiptare, por edhe si mikesha shumë të mira. Mirëpo së fundmi kanë qarkulluar zëra se Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë zënë e nuk flasin me njëra-tjetrën.
E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Xhesika i mohoi këto thashetheme duke u shprehur: “Nuk e di pse gojët e këqija flasin kështu. Unë Adrolën e kam shoqen time të ngushtë. Kemi jetuar bashkë, kemi kaluar periudha shumë të bukura të dyja”.
Xhesika tregoi se ajo dhe Adrola nuk jetojnë më bashkë pasi Adrola ka vendosur t’i përkushtohet më shumë djalit të saj, Troit.
“Adrola u largua sepse i duhet të kalojë më shumë kohë pranë djalit të saj. Kur jetonim bashkë kalonim shumë mirë sepse e kishim çdo gjë pa presion, kur ndiheshim mirë i bënim punët e shtëpisë. Kanë qenë raste të rralla kur jemi zënë”, tregoi Xhesika.