“TË BËJË ÇFARË TË NDJEJË…”/ Ja çfarë mesazhesh i dhanë vajzat e “Love Storyt” Saimirit në vendimin e tij final – AlpeGossip
“TË BËJË ÇFARË TË NDJEJË…”/ Ja çfarë mesazhesh i dhanë vajzat e “Love Storyt” Saimirit në vendimin e tij final

“TË BËJË ÇFARË TË NDJEJË…”/ Ja çfarë mesazhesh i dhanë vajzat e “Love Storyt” Saimirit në vendimin e tij final

Para se të ngjiteshin në skenë, konkurrentet e “Love Story” kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, për emocionet dhe ndjesitë e tyre para se të niste mbrëmja e 12-të e spektaklit.

Tani që gjithçka po i afrohet fundit, vajzat që vijojnë garën për të fituar zemrën e Saimirit, janë edhe më të emocionuara për atë që pritet të ndodhë në javët e ardhshme dhe për të zgjedhurën e fundit të Saimirit. Ato gjithashtu i kanë dërguar edhe nga një mesazh Saimirit.

Xhesi, e lumtur që ka mbërritur deri këtu, shpreson që të vazhdojë ende “luftën” për të fituar zemrën e Saimirit.

E pyetur cili është mesazhi që do t’i dërgonte princit të “Love Story”, ajo tha: “Për Saimirin…të më japë një trëndafil!”

Ndërsa Flavia, e cila në fund të mbrëmjes vendosi të veteliminohet, tha se nuk e priste që të mbërrinte deri këtu. Po para mbrëmjes, ajo i kërkoi Saimirit të mos e eliminojë: “Saimir mos më elimino! Nuk kam asnjë mesazh”.

Ndërsa Meri, me qetësinë që e karakterizon, tha për Saimirin: “Të bëjë çfarë të ndjejë ai, zemra e tij”.

Ndërsa Generda nuk pranoi të dërgonte një mesazh për Saimirin: “Saimirin e shoh edhe pak edhe ia them vetë”,– tha ajo pak para se spektakli të fillonte.