PAMJET E FRIKSHME/ Momenti kur taksia shpërthen bashkë me kamikazin brenda spitalit në Liverpool. Taksisti shpallet hero – AlpeGossip
PAMJET E FRIKSHME/ Momenti kur taksia shpërthen bashkë me kamikazin brenda spitalit në Liverpool. Taksisti shpallet hero

PAMJET E FRIKSHME/ Momenti kur taksia shpërthen bashkë me kamikazin brenda spitalit në Liverpool. Taksisti shpallet hero

Daily Mail ka publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm kur taksia që mbante një kamikaz të dyshuar shpërtheu jashtë spitalit në Liverpool.
Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi tre të rinj, të cilat akuzohen për terrorizëm.
Shpërthimi ndodhi brenda një taksie ku pasagjeri ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore. Sipas policisë rasti lidhet me një sulm terrorist, ndërkohë që aktualisht asnjë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë nga spitali.

Taksia me ngjyrë të errët shihet duke u tërhequr në parkingun e spitalit me shpejtësi, por shpërthen përpara se të ndalojë jashtë recepsionit.  Shpërthimi shkatërroi makinën e taksistit, por asgjë më shumë.

Taksisti David Parry, babai i dy fëmijëve i cili qëndroni aty pranë, pësoi vetëm prerje, mavijosje dhe dëmtime në daullen e veshit. Kur po kalonin pranë spitalit, kamikazi i tha taksistit të ndalonte, por ky i fundit vërejti një pikë të kuqe në trupin e tij. Menjëherë David, kyçi makinën dhe doli me shpejtësi.

Gruaja e tij Rachel në një status në “Facebook” shkruan: “Unë do të doja të falënderoja secilin prej jush që ka dërguar mesazhe duke pyetur se si është Davidi. Ai po bën mirë, por është jashtëzakonisht i lënduar dhe po përpiqet të përpunojë atë që ka ndodhur.

Një mik, i babait të dy fëmijëve, zotit Perry, 45 vjeç, tha se ai besonte se katedralja ishte objektivi, por trafiku dhe mbyllja e rrugës çuan pasagjerin në spital. (Daily Mail- Përktheu Alpenews.al)

This is the moment the taxi carrying an alleged suicide bomber exploded outside a Liverpool hospital in what police and MI5 are now probing as a Poppy Day terror attack.The taxi is seen travelling into the hospital car park at a fair speed at just before 10.57am, at a time when the driver may have chosen to lock the doors to keep his passenger inside having become suspicious of himBefore the car can come to a halt, it explodes, with all the windows shattered by debris from the blast