A KA LUIZI VARËSI NGA BIXHOZI? Miqtë e ngushtë të Luizit zbulojnë si qëndron e vërteta e thashethemeve për këngëtarin – AlpeGossip
A KA LUIZI VARËSI NGA BIXHOZI? Miqtë e ngushtë të Luizit zbulojnë si qëndron e vërteta e thashethemeve për këngëtarin

A KA LUIZI VARËSI NGA BIXHOZI? Miqtë e ngushtë të Luizit zbulojnë si qëndron e vërteta e thashethemeve për këngëtarin

Hapja e kutisë së “Pandorës” nga Luizi, bëri që ai të dërgonte në nominim Oltën, Maestron dhe Kristin, dhe për këtë pati si favor takimin me dy miqtë e tij të ngushtë, Jonin dhe Marion.

Pas kësaj dalje publike, ata kanë realizuar disa intervista ku kanë folur për shumë pikpyetje në lidhje me banorin e shumëpërfolur, dhe një prej tyre është në ‘Glamour Zone’.

Brenda dhe jashtë shtëpisë është përmendur varësia e Luizit nga bixhozi, dhe nuk kishte si të mungonte kjo pyetje ndaj miqve të tij më të mirë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem, Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin”- u shprehën shokët e tij.

Si një faktor X në këtë reality show, patjetër që Luizi do jetë në qëndër të vëmendjes, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të kaluarën e tij. Ai ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një fenomen në rrjete sociale.