FOTOJA QË "LËKUNDI" INTERNETIN/ Historia e vajzës që u puth nga Papa dhe u shërua nga tumori - AlpeGossip
FOTOJA QË “LËKUNDI” INTERNETIN/ Historia e vajzës që u puth nga Papa dhe u shërua nga tumori

FOTOJA QË “LËKUNDI” INTERNETIN/ Historia e vajzës që u puth nga Papa dhe u shërua nga tumori

Fotoja kur Papa puthi nje koke nje vajze 1 vjecare, e cila ne ate kohe luftonte per jeten me tumor ne koke beri xhiron e botes. Fotoja u shkrep ne viziten historike te Papa Francesko në SHBA, kur ai u perkul dhe puthi nje vajze te vogel në Filadelfia.

Vajza eshte Gianna Masciantonio, një vajzë njëvjeçare per te cilet mjeket nuk kishin asnje shorese se do te sherohej.

Mjekët i thanë prindërve të Gianna që të fillojnë të planifikojnë funeralin e saj. Tani, tre vjet më vonë, kanceri i saj është zhdukur plotësisht. Gianna fitoi pseudonimin ‘mrekullia në treg’.

Dy muaj pas puthjes së Papës, familja mori një njoftim me telefon qe i ndryshoi jeten në prag të Krishtlindjeve.

Ira Dunkel, një specialist nga Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork u habit teksa pa disa nga analizat me te fundit rreth tumorit. Ai tha se ishte dicka qe nuk e kishte pare kurre me pare dhe urdheroi me urgjence nje biopsi.

Më pas u zbulua se ishte një çrregullim i rrallë i gjakut që prek një në 10 milionë fëmijë.

Në fund të fundit, tumori nuk ishte vdekjeprures. Gianna iu nënshtrua 15 muajve të kimioterapisë intensive dhe tumori shpejt filloi të tkurrej. Pas kesaj u sherua plotesisht.

Së fundi, prindërit e saj i dhuruan donacion 50,000 dollarë një spitali nga fondacioni i saj.