“VLERA MË E MADHE ËSHTË PRANIA E NJERËZVE TË MIRË”/ Pas ditëlindjes “Capital T” ka dy fjalë për të gjithë – AlpeGossip
“VLERA MË E MADHE ËSHTË PRANIA E NJERËZVE TË MIRË”/ Pas ditëlindjes “Capital T” ka dy fjalë për të gjithë

“VLERA MË E MADHE ËSHTË PRANIA E NJERËZVE TË MIRË”/ Pas ditëlindjes “Capital T” ka dy fjalë për të gjithë

Capital T është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë. Pak ditë më parë ai publikoi projektin e tij më të fundit të titulluar ‘Kujtime’, i cili u kthye menjëherë në një hit.

Ai ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’, video të gjithë fansave të tij të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë pëlqyer shumë këngën e tij më të fundit.

Pas gjithë mbështetjes që këngëtari ka marrë nga ndjekësit e tij dhe urimeve për ditëlindje, ka zgjedhur t’i dedikojë atyre disa fjale.

“Jam i bekuar për të gjithë dashurinë dhe respektin që më jepni çdo ditë, që ju kam pjesë të jetës. Bashkë do vazhdojmë të kalojmë momente të mira, por dhe sfida e probleme që na sjell jeta. Sa më shumë kohë që kalon më shumë po e kuptoj që vlera më e madhe është prania e njerëzve të mirë të cilët më japin dashuri pa asnjë kusht”, ka shkruar Capital T bashkangjitur me një foto në ‘Instastory’.

Siç duket këngëtari është shumë i lumtur për mbështetjen që ka marrë dhe suksesin që po kalon, ndaj ka zgjedhur ta tregojë publikisht mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë.

Kujtojmë se ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë disa projekte të reja muzikore, ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga kënga e tij më e fundit.