PAS DEKLARATËS SË DJESHME TË JORDYN/ Familja Kardashian i vihet e gjitha kundër – AlpeGossip
PAS DEKLARATËS SË DJESHME TË JORDYN/ Familja Kardashian i vihet e gjitha kundër

PAS DEKLARATËS SË DJESHME TË JORDYN/ Familja Kardashian i vihet e gjitha kundër

Ditën e djeshme Jordyn Woods dha një intervistë për ‘Red Table Show’, ku shprehu versionin e saj të skandalit me Tristan Thompson. 21-vjeçarja u shpreh se nuk ishte ajo arsyeja e shkatërrimit të familjes së Khloe Kardashian dhe se Tristan ishte ai që e kishte puthur në buzë.

Kjo deklaratë e Jordyn ka bërë që familja Kardashian të nervozohet më shumë, sepse sipas tyre asgjë nga ato që ajo tha nuk është e vërtetë.

Khloe i ka shkruar në ‘Twitter’ se do të ishte më mirë që ajo të kërkonte falje para se të dilte të jepte intervista në publik.

Menjëherë pas kësaj, Woods është shprehur se është përpjekur shumë për t’i kërkuar falje Khloe-s dhe Kylie-t, ndonëse nuk ka arritur të marrë një përgjigje.

Nuk dihet ende nëse familja e famshme do arrijë ta falë veprimin e saj, por mbetet për t’u parë në ditët në vijim.