“NUK MUND TË QUHET DIKUSH QË SUGJERON BUTIKUN”/ Stilistja “sulmon” Niko Komanin – AlpeGossip
“NUK MUND TË QUHET DIKUSH QË SUGJERON BUTIKUN”/ Stilistja “sulmon” Niko Komanin

“NUK MUND TË QUHET DIKUSH QË SUGJERON BUTIKUN”/ Stilistja “sulmon” Niko Komanin

Stilistja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Arjeta Palushaj është shprehur se ka shumë njerëz që vetëquhen stilistë.

E ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në Ora News, ajo u shpreh  se dikush që sugjeron veshje është kurator imazhi.

Arjeta Palushaj: “Së fundmi realisht po vetëquhen aq shumë stilistë saqë unë preferoj të quhem artiste. Në momentin që më quajnë stiliste, kur e mendoj sesa shumë po vetëquhen them ‘jo nuk jam stiliste”.

Kastro Zizo: Niko Komani nuk është ngjan stilist? Çfarë është ai?

Arjeta Palushaj: Është ‘made-maker’

Kastro Zizo: Niko thotë që është stilist

Kastro Zizo: Ai mund ta thotë edhe gjithë jetën. Stilist është një person që krijon, stilon dhe realizon qoftë veshje, aksesorë të ndryshëm. Por stilist nuk quhet dikush, siç në Shqipëri kohët e fundit njerëzit po keq informohen. Po abuzohet deri diku. Nuk mund të quhet stilist dikush që thjesht të sugjeron butik, të thotë mua më frymëzoi kjo veshja që ta vesha ty. Ai nuk e krijoi atë. Ai thjesht është kurator imazhi, siç janë kuratorët e ekspozitave që nuk dinë të pikturojnë. Është kurator imazhi. Janë të ndara gjërat.