Mbajini shënim për herën tjetër, që të mos përsërisni të njëjtat gabime sërish.
Po bëni diçka që e keni parë në një film, por që në fakt është shumë i parehatshëm
Po, dukej një mrekulli tek “Sex/Life”, por nëse nuk po i ndjeni më këmbët, atëherë ndoshta duhet të ndërroni pozicion.
Po zgjidhni pozicionin që ju bën të dukeni më e dobët
Fillimisht, kjo do t’ju shpërqëndrojë dhe do t’ju largojë eksitimin. Dhe nëse nuk po e bëni me dikë që mendon se jeni sexy në të gjitha pozicionet, atëherë keni një problem më të madh.
Nuk jeni e eksituar
Sigurisht që ka diçka që nuk shkon në këtë mes! Ndoshta pikërisht pozicioni.
Po përpiqeni të mos prishni flokët
Që na kthen në pikën 2. Supozohet të jesh duke bërë seks intensiv dhe këtë nuk e bën dot nëse po vret mendjen për flokët.
Lini gjithmonë partnerin të zgjedhë pozicionin
Zgjidhni një pozicion që juve ju kënaq. Ju sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.
Ju shkakton dhimbje
Seksi nuk ka pse të jetë i dhimbshëm, vetëm nëse ju e kërkoni vetë të jetë i tillë.
Po bëni kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri juaj
Po shihni këdo dhe gjithçka tjetër përveç partnerit tuaj.
Burimi: Cosmopolitan