ÇFARË NDODHI? Kristi largohet nga studioja e “Love story” i revoltuar: Po përpiqen të më nxjerrin… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Kristi largohet nga studioja e “Love story” i revoltuar: Po përpiqen të më nxjerrin…

ÇFARË NDODHI? Kristi largohet nga studioja e “Love story” i revoltuar: Po përpiqen të më nxjerrin…

Takimi i Kristit dhe Jennyt është shoqëruar me një incident. Ata janë takuar teksa kavë vendosur të shijonin edhe një gotë verë. E kur po bëhej gati ta përqafonte, Xheni theu një gotë.

‘Kur thyehet një gotë, ka martesë’ – tha Xheni pasi gota u thye. Ndërkohë Kristi i vendosi një unazë dhe “i kërkon’ të bëhet gruaja e tij. Deri këtu u duk se çifti i dytë i “Love story” u krijua. Por, jo.

Pas transmetimit të takimit, situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Vajzat që kanë shfaqur interes për Kristin, Xheni, Kleona dhe Marinela, kanë pasur një reagim të ashpër ndaj Kristit. Ato janë shprehur se duan të ndërpresin çdo marrëdhënie dhe çdo interes për Kristin. Vajzat e kanë cilësuar Kristin si neglizhent dhe të pavendosur, si edhe mosrespektues ndaj tyre.

Kurse Kristi u përgjigj se ato janë të gjitha të lidhura jashtë dhe duan që ai të dalë nga emisioni.

“Më vjen shumë keq që kam këto vajza përballë, që përpiqen të më nxjerrin mua të degjeneruar, por janë të gjitha të lidhura jashtë. Ky është një skenar për të më nxjerrë mua jashtë spektaklit…”- u shpreh Kristi.

Pasi vajzat u pyetën nëse kanë ose jo interes për Kristin, ato u përgjigjën negativisht. Pas kësaj Kristi vendosi të largohej nga studio pa asnjë koment. Nuk dihet ende nëse ky është një largim momental apo përfundimtar.