Moderatorja shqiptare na habit me fjalët për të bijën: Nuk do t’ja dijë çfarë është Instagrami dhe moda – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare na habit me fjalët për të bijën: Nuk do t’ja dijë çfarë është Instagrami dhe moda

Moderatorja shqiptare na habit me fjalët për të bijën: Nuk do t’ja dijë çfarë është Instagrami dhe moda

E ftuar në ‘Wake Up’  ka qenë moderatorja e njohur, Hygerta Sako. Ajo njihet si prezantuese e disa programeve televizive, por jo vetëm. Hygerta ka folur për të bijën, Ana që aktualisht është 12 vjeç. Pavarësisht moshës dhe epokës që po jetojmë, moderatorja thekson faktin se e bija nuk pëlqen ‘Instagramin’ dhe modën.

“Vajza ime nuk do t’ia dijë se çfarë është Instagram, çfarë është moda. I pëlqen muzika rrok në fakt. Janë prindërit që e kanalizojnë, por që fatmirësisht nuk do t’ia dijë. Unë do përpiqem ti them Ana do veshësh këtë dhe më bën një shenjë që nuk i intereson”,-tregon Hygerta.