I DASHURI E TRADHËTOI PËR HERË TË DYTË/ Motra e Kim Kardashian poston mesazhin prekës në rrjete sociale (FOTO) – AlpeGossip
I DASHURI E TRADHËTOI PËR HERË TË DYTË/ Motra e Kim Kardashian poston mesazhin prekës në rrjete sociale (FOTO)

I DASHURI E TRADHËTOI PËR HERË TË DYTË/ Motra e Kim Kardashian poston mesazhin prekës në rrjete sociale (FOTO)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka befasuar të gjithë me postimin e saj të fundit dhe mesazhin që ajo përcolli .

“Mos u ndjeni kurrë keq për një vendim në jetën tuaj që shqetëson njerëzit përreth. Ju nuk jeni përgjegjës për lumturinë e tyre. Ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj. Kushdo që dëshiron që ju të jetoni në mjerim për të plotësuar lumturinë e tyre nuk duhet të jetë në jetën tuaj” – ka shkruar Khloe në postimin e saj.

Ky mesazh i saj vjen menjëherë pas raportimeve që i dashuri i saj Tristan Thompson e tradhtoi sërish me vajza të tjera në klubet e natës. Dy javë më parë, ai u pa duke dalë nga një klub nate dhe “TMZ” raportoi se po largohej me dy vajza. Pastaj, një burim tha për “Us Weekly” se brenda klubit, Tristan po flirtonte me dikë.

“Tristan dhe një vajzë po flisnin gjatë gjithë natës. Ata dukeshin shumë të afërt” – tha burimi pranë “US Weekly”.

Megjithatë Khloe duket se nuk e ka vrarë mendjen për këto thashetheme dhe ka vendosur të qëndrojë pranë të dashurit.