PËRLOTET ARBANA/ Historia prekëse e motrave me aftësi të veçanta (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
PËRLOTET ARBANA/ Historia prekëse e motrave me aftësi të veçanta (VIDEO+FOTO)

PËRLOTET ARBANA/ Historia prekëse e motrave me aftësi të veçanta (VIDEO+FOTO)

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” solli sot historinë e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, nga Lushnja. Problemet shëndetësore të motrave kishin nisur shumë vite më parë kur ato ishin në 9-vjeçare. Nga vizitat mjekësore rezultoi se motrat vuanin nga një sëmundje e rrallë që prekte trurin dhe shtyllën kurrizore duke i shkaktuar vajzave komplikacione në të ecur.

Shoqja e ngushtë e Desjanës dhe Xhuljanës, Blerina i kishte shkruar programit për t’i bërë një surprizë motrave. Blerina së bashku me shokët e klasës, mësuesit e shkollës “Vath Koreshi” në qytetin e Lushnjës surprizuan Desjanën dhe Xhuljanën për t’i treguar  se nuk janë vetëm.

Historia e dy motrave ka përlotur edhe Arbana Osmanin e cila ka postuar një video nga emisioni dhe shkruan: “Vazhdimisht përlotem si ju me histori të veçanta gjatë emisionit, por sonte veçanërisht ka qënë e pamundur ti mbaja lotët gjatë leximit. Një nga historitë më prekëse që kemi sjellë në Dua të të bëj të lumtur”.

Ads by Revcontent