“KAM VENDOSUR T’I RREGULOJ JETËN”/ Mes fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan” Alketa Vejsiu përzgjedh njërin (FOTO) – AlpeGossip
“KAM VENDOSUR T’I RREGULOJ JETËN”/ Mes fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan” Alketa Vejsiu përzgjedh njërin (FOTO)

“KAM VENDOSUR T’I RREGULOJ JETËN”/ Mes fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan” Alketa Vejsiu përzgjedh njërin (FOTO)

Xheison Bafti është një fëmijë i këndshëm që çdo të hënë e shohim në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe vlen të thuhet se ai ka vjedhur zemrat e gjithë shqiptarëve.

Më së shumti atë e pëlqejnë pasi nuk shqipton dot shkronjën “k” dhe e identifikojnë me fjalën “taramelja e Piter Pan”.

Së fundmi, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka shpërndarë një video të vogëlushit në llogarinë e saj në Instagram dhe krah saj shkruan: “E di që keni merak ta dëgjoni pak Xheison (vajti 60.000k). Ka VIP-a që kanë punuar gjithë jetën, por 60 mijë zemra në 4 javë s’kanë mundur t’i pushtojnë dot!”

Ndërkohë një prej ndjekësve ka komentuar në postimin në fjalë: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë!”

Por Alketa i është përgjigjur në mënyrë të prerë: “I nxjerrim se Xheison Baftit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o totë e mençur?”

Për ata që duan ta njohin më shumë Xheisonin, shikoni videon e mëposhtme dhe e sigurt që do qeshni me të madhe!