PAS VIDEOMESAZHIT PREKËS/ Moderatorja shqiptare shpërthen në lot në emision – AlpeGossip
PAS VIDEOMESAZHIT PREKËS/ Moderatorja shqiptare shpërthen në lot në emision

PAS VIDEOMESAZHIT PREKËS/ Moderatorja shqiptare shpërthen në lot në emision

Gazetarja e njohur Enkeleida Zeko  ishte e ftuar në emisionin “Rudina” bashkë me vajzën e saj të vogël që quhet Ester.

Enkeleida rrëfeu publikisht se pas lindjes së vogëlushes, jeta e saj kishte ndryshuar dhe se i ishte përkushtuar së bijës plotësisht duke lënë mënjanë angazhimet e tjera.

Ndër të tjera ajo foli edhe për raportin e veçantë që ka me motrën e saj e cila prej 5 vitesh jeton në Romë.

Gjatë intervistës moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari i tha të ftuarës se motra e saj ka një mesazh për të, ndërkohë gjatë dëgjimit të videomesazhit nuk munguan lotët nga ana e Enkeleidës.

“Dua të të them që jam shumë krenare për ty. Je pjesa më e rëndësishme e jetës time, kam jetuar me ty çdo moment dhe jam krenare për atë çfarë ti je. Je një grua e realizuar, je një mama e mrekullueshme dhe nuk kisha dyshime për këtë se më ke rritur mua. Ke qenë një shoqe, një motër, një mami, më ke mbështetur dhe ke qenë gjithmonë aty. Më mungon!”- tha Blerina.