Një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Noizy po kalon probleme me koncertet këtë periudhë vere. Pasi u detyrua që në momentin e fundit të anulojë koncertin në Podujevë për shkak të vonesave në doganë, Noizy-t tani ka patur probleme edhe në Strugë.
Me anë të një postimi në Instagram Noizy ka kërkuar ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë duke shkruar: “Kërkoj ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë. Çfarë turpi”.
Në një postim tjetër reperi njofton se koncerti i rradhës do mbahet në Kërçovë.