Sipas dietologëve vetëm 1 në 6 persona mund të ruajë linjat dhe të mbajë peshën pas një diete dhe regjimi strikt. Të tjerët dështojnë, kjo jo për faj të tyre, por sepse nuk kanë ndjekur disa këshilla bazë.
Për të përmirësuar format trupore si dhe për të humbur në peshë, merrni parasysh këto këshilla dhe shumë shpejt do të keni trupin që dëshironi:
1. Shtoni yndyrna të shëndetshme në dietën tuaj
Konsumoni ushqime të tilla si arrat dhe frutat e thata, fara, djathë dhe gjalpë. Peshku si salmoni, frutat si avokado do të jenë aleati juaj më i mirë.
2. Mos e mbivlerësoni humbjen e kalorive gjatë aktivitetit fizik
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit mbipeshë shpesh mbivlerësojnë numrin e kalorive të djegura gjatë ushtrimit të tyre. Si rezultat, ata i lejojnë vetens të hanë më shumë ushqime, duke menduar se kanë shpenzuar mjaftueshëm energji.
3. Lani me kujdes frutat dhe perimet
Fruta dhe perime mund të jenë një arsye për të shtuar në peshë nëse nuk i lani mirë. Arsyeja është se pesticidet e mbetura mund të ngadalësojnë metabolizmin tuaj, gjë që shkakton shtim të peshës.
4. Vaji i ullirit
Shtimi i vajit të ullirit në ushqim ju ndihmon të bini nga pesha dhe të eliminoni kilogramët e tepërt.
5. Zgjidhni makaronat e duhura
Indeksi Glicemik tregon rritje të nivelit të sheqerit në gjak tek një person, 2 orë pas ngrënies. Sa më i ulët të jetë indeksi, aq më ngadalë sheqeri absorbohet në gjak. Pra, trupi prodhon doza më të vogla të insulinës për përpunimin e sheqerit.
Nëse sheqer hyn në gjak shpejt, trupi do të duhet të prodhojë një sasi të madhe të insulinës e cila do të dërgojë një sinjal në tru që është koha për të ngrënë përsëri. Pra, ushqimet me një indeks të ulët glicemik janë më të mira për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë.
Lloje të ndryshme të makaronave kanë një indeks të ndryshëm glikemik. Sipas studiuesve, opsioni më i mirë janë spaghetti-t.
6. Merrni kalcium nqs nuk mund të tretni dot produktet e qumështit
Shumë njerëz janë intolerantë ndaj laktozës, kështu që duhet ta përjashtojnë qumështit nga dieta e tyre. Por djathi dhe qumështi janë burime të mëdha të kalciumit që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit të yndyrave.
7. Hani çokollatë të zezë
Çokollata jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në shëndetin tonë, por gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë. Konsumojeni çdo ditë në sasi të vogla!