“KONSIDEROHEJ FAT I KEQ”/ Çfarë nuk dini për Shën Valentinin – AlpeGossip
“KONSIDEROHEJ FAT I KEQ”/ Çfarë nuk dini për Shën Valentinin

“KONSIDEROHEJ FAT I KEQ”/ Çfarë nuk dini për Shën Valentinin

Shën Valentini është fiks një javë larg, por me siguri ethet e çifteve kanë filluar që sot. Ç’dhuratë do japim/marrim? Ku do ta kalojmë? Po sikur të më propozojë atë ditë?! Kjo kategori pyetjesh është zyrtarisht e hapur, por ndërkohë që presim për të parë ç’do të ndodhë, merremi pak me Shën Valentinin.

Prej kohësh tek ne është festë zyrtare, por a dimë gjithçka rreth ditës së të dashuruarëve?

1-  Thuhet, se Perandori romak Claudett , nuk lejonte që burrat të martoheshin gjatë luftës. E për këtë, peshkopi i quajtur Valentino, u dënua e më pas u ekzekutua, pikersisht se merrte pjesë në ceremoni të fshehta martesore.

 2- Bashke me dhuratat, letrat janë detaji tjetër romantik që e bën këtë datë speciale. Na ka rastisur të gjithëve, kur kemi marrë apo dërguar ndonjë pusulle, që në fund te saj të shkruhet “From your Valentine”- “Nga Valentini yt”!

Kjo fraze ka qënë pikerisht ajo ç’ka prifti Valentino, i ka shkruar në fund të letrës, vajzës së rojtarit të qelisë, gjatë qëndrimit të tij në burg.

3 – Ka patur shumë aludime rreth kësaj date, që prej origjinës së saj. Në kohën Viktoriane, të shkruaje një kartolinë në ditën e 14-të të shkurtit, konsiderohej fat i keq. 

Udhetimet janë alternativa më e dëshiruar atë ditë, dhe çiftet tentojnë të vizitojnë vendet me aromë romanticiteti, të cilat ndezin më shumë pasionin e tyre.

E tillë është Verona, qyteti ku “jetuan”, dashnorët më të zjarrtë të të gjitha kohërave, personazhet më të dashur Shekspirianë, Romeo dhe Zhulieta.

4- Interesante është se çdo vit, Zhuljeta vazhdon të marrë 1000 letra dashurie në ditë!

5- Komentet për këtë ditë janë pafund, që nga dilema e të qënit një festë apo jo , e deri tek kush dhuron më shumë lule, mashkujt apo femrat? Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara,  73% e njerëzve që dhurojnë lule atë dite janë meshkuj dhe vetëm 27%, femra.

6- Nuk është e shkruar askund që duhet të jetë partneri ai që të dhuron lule, 15% e vajzave amerikane, ja bëjnë dhuratë vetes një të tillë.

7-  Vetëm atë ditë shiten 189 milion buqeta me lule! Edhe ekonomia lëkundet fuqishëm në emër të dashurisë!

8- Simboli i dashurisë, është trëndafili i kuq, lulja e preferuar e  Venus-it, perëndeshës së dashurisë në Romë.

9 – Në këtë ditë të gjithë festojnë, madje edhe kafshët. Një studim, ka treguar se 13% e njerëzve që kanë në shtëpi një qen, i bëjnë një dhuratë atë ditë. Të pakten e sigurt që qeni nuk do të na tradhëtojë!

10- Thuhet se më të trishtuarit e kësaj feste janë beqarët! Por mos u shqetesoni,gjithmonë e ka një zgjidhje. Në Finlandë,  dita e Shën Valentinit quhet “Ystävänpäivä”, që do të thotë festa e miqësisë. Atje, në këtë ditë njerëzit mblidhen me miqtë dhe festojnë pa patur nevojën e një partneri.