Taylor Swift dhe Joe Alwyn dolën bashkë për të shijuar një ditë plot diell pranvere në Paris.
Kapur dorë për dore, këngëtarja dhe aktori dolën të lumtur pas një mëngjesi në kafenë ikonike Café de Flore.
Është një kohë shumë e ngarkuar për Taylor, e cila po bëhet gati të publikojë albumin e ri dhe ndërkohë, iu desh të shkonte në Francë për të performuar tek “The Voice” francez.
Duket se Taylor dhe Joe kanë krijuar një lidhje të qëndrueshme, ndoshta edhe sepse ndërsa ajo është një yll botëror pop-i, ai nuk ka ndonjë interes të madh të jetë në qendër të vëmendjes.
“Fakti që e kanë mbajtur private marrëdhënien që prej fillimeve, i ka ndihmuar shumë.”, shprehet një burim për “People”, “Joe e adhuron Taylor-in”