PAS SEKSIT/ Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë – AlpeGossip
PAS SEKSIT/ Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë

PAS SEKSIT/ Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë

Ahh bisedat e shtratit! Njëherë përshkruhen si kaq të pastra, herë të tjera si të pista, a të egra, por nën jastëkë lejohen të gjitha. Të gjitha thashë?

Ups, jo! Pavarësisht se mendja na thotë që pas seksit është momenti ideal për të diskutuar gjëra serioze, nuk është kështu.  Dhe më specifikisht, që ta dini çfarë s’duhet t’i thoni kurrë njëri tjetrit pas/gjatë seksit, lexoni më poshtë.

1. Mos kritikoni performancën e partnerit.

Sado e pafajshme apo bashkëpunuese të ngjajë këshilla juaj, kursejini ato. Kujtoni që as ju dhe as partneri juaj nuk jeni në një konkurs, kështu që shijoni.

2. As mos komentoni trupat e njëri tjetrit

Kujdes! Mendoni që ata sapo ndanë momentet më intime me ju dhe të filloni me kritika rreth trupit është gjëja e fundit që duhet t’ju shkojë ndërmend.

3. Mos flisni për hatërmbetjet!

Nuk është momenti i duhur për t’i treguar çfarë ndodhi me vjehrrën atë mëngjes. Lëreni për më vonë, ose më mirë, harrojeni fare.

4. Mos diskutoni për eksperiencat e mëparshme

Nuk është koha për krahasime, sepse edhe nëse nuk është kjo ideja juaj ashtu do të ngjajë.

5. Mos bëni pyetje të tipit: “Ku ke mësuar kaq mirë?”

Kjo detyrimisht e çon përgjigjen drejt ish-it, kështu që…

6. Diskutimet për vazhdimësinë e lidhjes!

Na vjen keq, por jo domosdoshmërisht seksi i mirë lidhet me jetëgjatësinë e lidhjes. Bisedat rreth seriozitetit të lidhjes duhen bërë përpara se të jeni intimë.