“SA PARAZITË JANË KËTA NJERËZ QË…”/ Bora Zemani reagon ashpër pas mashtrimit që u bë në emër të saj (FOTO) – AlpeGossip
“SA PARAZITË JANË KËTA NJERËZ QË…”/ Bora Zemani reagon ashpër pas mashtrimit që u bë në emër të saj (FOTO)

“SA PARAZITË JANË KËTA NJERËZ QË…”/ Bora Zemani reagon ashpër pas mashtrimit që u bë në emër të saj (FOTO)

Ndodh shpesh që personazhet publike, por jo vetëm, të bien pre e mashtrimeve të ndryshme që bëhen në emër të tyre.

Rasti i fundit është ai i Bora Zemanit. Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram.

Në këto biseda Bora ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder.

Ky nder konsiston në mbylljen e një faqeje, që sipas personit në fjalë, ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet. Ndër të tjera në bisedë përmendet edhe djali i saj Arbori.

Pasi këto foto morën dhenë, ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, që ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë folur me dikë për të mbyllur një faqe Instagrami, duke thënë se mjaftohet me një “bllok” që bën nga profili i saj.

Më tej, Bora shton se neveritet kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e saj, duke përfunduar me “injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale”.

“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë. E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurtë: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni.”

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm.

Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit.

Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”.