MË NË FUND/ Lady Gaga flet për romancën e shumëpërfolur me Bradley Cooper – AlpeGossip
MË NË FUND/ Lady Gaga flet për romancën e shumëpërfolur me Bradley Cooper

MË NË FUND/ Lady Gaga flet për romancën e shumëpërfolur me Bradley Cooper

Lady Gaga u përgjigjet më në fund thashethemeve se ajo dhe Bradley Cooper kanë përjetuar ndonjë romancë, gjatë xhirimit të filmit “A Star is Born”.

Ylli i muzikës u shfaq në emisionin Jimmy Kimmel, ku u shpreh se mediat sociale janë “tualeti i internetit”.

“Kjo ishte ajo që ne dëshironim që të shikoje. Është një histori dashurie dhe ne punuam kaq shumë. E dija që ai e kishte vizionin sesi do të shkonin gjërat”, tha Gaga.

Këngëtarja tha se Cooper ishte specifik me atë që donte në skenë dhe si të shfaqeshin para audiencës.

Ajo tregoi se ka pasur dhe një këngë së fundmi me legjendën e muzikës Tony Bennett:

“I kam pasur krahët rreth Tony Bennett për të paktën 3 vitet e fundit, është ajo që bën kur këndon për dashurinë”, tha Gaga.

Burime të afërta për filmin thanë se, Cooper donte me qëllim që të portretizoheshin si një çift.