DITË E VEÇANTË/ Renato Mekolli feston ditëlindjen dhe partnerja i bëri surprizën më të ëmbël (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DITË E VEÇANTË/ Renato Mekolli feston ditëlindjen dhe partnerja i bëri surprizën më të ëmbël (FOTO+VIDEO)

DITË E VEÇANTË/ Renato Mekolli feston ditëlindjen dhe partnerja i bëri surprizën më të ëmbël (FOTO+VIDEO)

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, sot feston 38-vjetorin e lindjes. Këtë vit ai nuk ndodhet as në Shqipëri dhe as në Greqi, por në SHBA.

Prej disa ditësh Renato gjendet në Los Angeles, prej nga ku ka postuar foto e video të ndryshme.

Normalisht nuk kishte si të mungonte edhe një urim për vete. I veshur me një bluzë të bardhë, teksa mban syze dhe një kapuç në kokë, Renato ka shkruar:

“Krenar për jetën time. Duke festuar në vorbull. Djali i ditëlindjes”

Por, prisni se ka më. Ai nuk ka udhëtuar vetëm drejt tokës së premtuar, por me të dashurën e tij të zemrës.

Madje ai ka ndarë edhe një video në profilin e tij në Instagram nga surpriza që ajo i ka bërë, duke e zgjuar në mëngjes nga gjumi me muzikë dhe dy gota shampanjë.

Ja si të zgjon dashuria 😍😍😍 #itsmybirthday ❤️– ka shkruar ai krah videos.

Sakaq, në llogarinë e tij të Instagramit kanë vërshuar komentet nga fansat dhe miqtë e Renatos, që i kanë bërë dedikimet më të bukura të mundshme.