Mund të ketë të gjithë lekët e botës, por këngëtarja e njohur jetoka me qira në këtë shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
Mund të ketë të gjithë lekët e botës, por këngëtarja e njohur jetoka me qira në këtë shtëpi (FOTO)

Mund të ketë të gjithë lekët e botës, por këngëtarja e njohur jetoka me qira në këtë shtëpi (FOTO)

Ja që edhe VIP-at “kursejnë”!

Ajo gjithmonë është dalluar për jetën e saj super luksoze dhe të themi të drejtën e ka merituar sepse ka punuar për këtë ditë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Mariah Carey, e cila kohët e fundit ka jetuar në një rezidencë e cila kishte një pagesë mujore prej 100,000 dollarësh në muaj në Coldëater Canyon.

Por duket se Mariah Carey ka vendosur të shkurtojë shpenzimet e saj marramëndëse, pasi sipas mediave ajo ka lëvizur në një shtëpi më të vogël, e cila përfshin 8 dhoma me një pagesë prej 35,000 dollarësh në muaj.

Këngëtarja, 48 vjeç, aktualisht do të marrë me qera një rezidencë luksoze prej 10.337 metra katrorë në Beverly Hills, e cila më parë përdorej nga Nicki Minaj.