“MOS MË PREK TEK LESHI SE E KAM…”/ Albani reagon pas kritikave të Kozeta Kurtit (FOTO) – AlpeGossip
“MOS MË PREK TEK LESHI SE E KAM…”/ Albani reagon pas kritikave të Kozeta Kurtit (FOTO)

“MOS MË PREK TEK LESHI SE E KAM…”/ Albani reagon pas kritikave të Kozeta Kurtit (FOTO)

Statusi i Kozeta Kurtit shkakoi zhurmë në rrjet orët e fundit. Në status Kozeta opinionin për gjithçka ndodhi në “Kënga Magjike” dhe ndër të tjera ndaloi tek Alban Ramosaj duke shkruar se këngëtari nuk e mbrojti materialin e tij.

Pas statusit të Kozetës reagoi edhe Flori me një postim ku shkruante se ky ishte një shkrim i nxituar nga mllefi. “Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10”, shkruante ndër të tjera Flori.

Kantautori ka vazhduar me postimet dhe në një prej tyre pyet Albanin nëse po mendon Eurovizionin duke e quajtur “sylesh”.

Albani reagoi dhe shkroi: “Sylesh, unë jam veçse një sylesh i gjorë, të lutem tani mos më bullizo me kështu idesh. Nuk të mbroj dot”.

Këngëtari postoi edhe statusin e Dasara Karaiskajt, e cila shkruante: “Sylesh je kur nuk e kupton sa keq je vesh. Edhe kur nuk ke arsye me qesh, sepse je me lesh dhe vjen era presh”.

“Mos me prek tek leshi se e kam pikë të dobët sasinë e testosteronit që kam, t’lutem tani”, i tha Albani.