“JETA IME NUK DO ISHTE…”/ Selvija i bëri Shpatit urimin më të bukur për ditën e lindjes – AlpeGossip
“JETA IME NUK DO ISHTE…”/ Selvija i bëri Shpatit urimin më të bukur për ditën e lindjes

“JETA IME NUK DO ISHTE…”/ Selvija i bëri Shpatit urimin më të bukur për ditën e lindjes

Marrëdhënia e Shpat Kasapit me partneren e tij Selvije Jao është ndër më të komentuarat në media dhe më të ëmblat në sytë e publikut.

Ata duken sikur janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe s’mund të ishin më perfektë se kaq bashkë!

Dyshja s’ngurron të tregojë hapur për publikun ndjenjat e tyre dhe s’mungojnë as dedikimet romantike, si ky i Selvijes për ditëlindjen e Shpatit. Këngëtari duhet të jetë djali më me fat dhe për këtë do të bindeni pasi të lexoni fjalët romantike të partneres së tij.

“Urime ditëlindjen burri im🥳
Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.
I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.
Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.
Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.
Mbreti im ti,më je bekim!
Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!
Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!
Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!
Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!
Të dua më shumë se veten burri im❤️”