HOMOSEKSUALITETI ËSHTË KRIM/ Ky vend ka krijuar një skuadër të posaçme për “gjuajtjen” dhe… – AlpeGossip
HOMOSEKSUALITETI ËSHTË KRIM/ Ky vend ka krijuar një skuadër të posaçme për “gjuajtjen” dhe…

HOMOSEKSUALITETI ËSHTË KRIM/ Ky vend ka krijuar një skuadër të posaçme për “gjuajtjen” dhe…

Tanzania ka krijuar një skuadër të posaçme për të “gjuajtur” njerëzit homoseksualë në mënyrë që ata të mund të arrestohen dhe të burgosen.

Paul Makonda, komisioneri rajonal për Dar es Salaam, tha se ekipi i mbikëqyrjes do të përdorte mediat sociale për të ndjekur çifte të të njëjtit seks në rrethin e tij.

Ai gjithashtu i inkurajoi njerëzit që të dorëzonin emrat e kujtdo që dyshohej se ishin homoseksual, kështu që autoritetet mund ta hetonin.

Homoseksualiteti është ende një krim në Tanzani dhe retorika homofobike është në rritje që nga zgjedhja e Presidentit John Magufuli në vitin 2015.

Makonda, i cili është një aleat i ngushtë i Magufuli, tha: “Kam marrë raporte se ka kaq shumë homoseksualë në qytetin tonë dhe këta homoseksualë reklamojnë dhe shesin shërbimet e tyre në internet.

Prandaj, u bëj thirrje qytetarëve të Dar es Salaam, që nëse njihni homoseksualët … më njoftoni mua, më jepni emrat e tyre “. 

Ekipi i mbikëqyrjes kundër homoseksualëve do të përbëhet nga 17 vetë, duke përfshirë zyrtarët e shtetit, policinë dhe njerëzit e përfshirë në media, tha ai.

Makonda u zotua se arrestimet do të fillojnë të hënën e javës së ardhshme.

Ai shtoi se sjellja homoseksuale ‘ngërthen mbi vlerat morale të Tanzanisë dhe dy feve tona të krishtera dhe myslimane’.