SKANDAL NË FAMILJEN KARDASHIAN-JENNER/ Tristan Thompson tradhton Khloen me shoqen e ngushtë të Kylie – AlpeGossip
SKANDAL NË FAMILJEN KARDASHIAN-JENNER/ Tristan Thompson tradhton Khloen me shoqen e ngushtë të Kylie

SKANDAL NË FAMILJEN KARDASHIAN-JENNER/ Tristan Thompson tradhton Khloen me shoqen e ngushtë të Kylie

Prej ditësh në media është bërë publike tradhtia e radhës e Tristan Thompson, i cili vetëm pak kohë më parë u ribashkua me Khloe Kardashian. Deri më tani nuk ishte zbuluar kush ishte vajza në krah të tij, por detajet e reja janë bërë publike disa orë më parë. Sipas ‘Us Weekly’ vajza me të cilën basketbollisti është parë është shoqja e ngushtë e Kylie Jenner dhe mike e shtëpisë së familjes Kardashian. Ajo quhet Jordyn Woods dhe me siguri e keni parë në fotot që publikon Kylie apo motrat e tjera krah saj.

Dy të rinjtë janë parë së bashkë në një festë private në 17 shkurt. Megjithëse nuk lejoheshin telefonat dhe nuk ka pamje nga momentet e tyre së bashku, të gjithë të pranishmit i kanë parë Jordyn dhe basketbollistin teksa përqafohen dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin në momente intime.

Mikja e ngushtë e Kylie-t është modele dhe jeton me të prej shumë kohësh. Pas këtij skandal, nuk dihet ende si do shkojnë gjërat mes tyre, por shanset që miqësia të prishet janë të mëdha./