Miriam tregon si e propozoi Albani në oqean: “Isha duke u mbytur, për pak sa nuk… – AlpeGossip
Miriam tregon si e propozoi Albani në oqean: “Isha duke u mbytur, për pak sa nuk…

Miriam tregon si e propozoi Albani në oqean: “Isha duke u mbytur, për pak sa nuk…

Ai ka qenë një ndër propozimet më të veçanta, i realizuar 20 metra nën thellësinë e Oqeanit Indian.

E ftuar në emisionin Pop Culture, anëtarja e jurisë të ‘The Voice Kids’, Miriam Cani ka rrëfyer momentet magjike por edhe të frikshme që përjetoi atë ditë.

Këngëtarja tha se ishte aq shumë e emocionuar nga surpriza e Alban Skenderajt sa për pak rrezikoi jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-rrëfen ajo duke mos fshehur sërish emocionet.

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.