HANA I BUZËQESH PËR HERË TË PARË/ Mozzik nuk përmbahet dot nga lumturia (FOTO) – AlpeGossip
HANA I BUZËQESH PËR HERË TË PARË/ Mozzik nuk përmbahet dot nga lumturia (FOTO)

HANA I BUZËQESH PËR HERË TË PARË/ Mozzik nuk përmbahet dot nga lumturia (FOTO)

Në muaj më parë, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Vogëlushja Hana u bë kryefjala e jetës së tyre dhe jo vetëm, pasi pushtoi faqet e mediave dhe u bë personazhi më i ndjekur brenda një muaji në rrjetin social Instagram.
Herë pas here çifti publikon foto të ëmbla me të voglën, ndërsa postimi i Mozzikut ditën e sotme me siguri do t’ju shkrijë zemrat të gjithëve. Ai ka fotografuar të bijën duke i buzëqeshur para kamerës dhe ka shkruar për të fjalët më të ndjera nga zemra.

“Hahahaha o engjulli jem. Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote. Ti je jeta jem komplet. Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël!”- shkruan reperi në postim.