Menduat se do të largohej nga “Klan”? Zbulohen projektet e Valbona Selimllarit për sezonin televiziv (FOTO) – AlpeGossip
Menduat se do të largohej nga “Klan”? Zbulohen projektet e Valbona Selimllarit për sezonin televiziv (FOTO)

Menduat se do të largohej nga “Klan”? Zbulohen projektet e Valbona Selimllarit për sezonin televiziv (FOTO)

Sezoni i ri televiziv do te jëtë tejet i ngarkuar për Valbona Selimllarin, pasi ajo ka marrë përsipër të realizojë dy projekte të rëndësishme në dy televizione të ndryshme.

Së pari, Valbona Selimllari do të shfaqet çdo të hënë në ekranin e televizionit “Klan”, në karrigen e jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Ashtu siç edhe në edicionet e tjera, ish-Missi shqiptar do të rikthehet në sezonin e pestë të programit, duke gjykuar kërcimet e personazheve të famshëm.

Ndërsa projekti i dytë duket se është rikthim i dashurisë së vjetër. Mësohet nga “Gazeta Express” se ish-Missi shqiptar do të drejtojë një emision të sajin në “Ora Nees” ku do t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë. Ajo rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve në “Vizion Plus”, kur vite më parë nisi të rindërtonte shtëpitë e rrënuara të disa familjeve, duke i shndërruar në banesa luksoze dhe plot hapësirë.

Nuk dihet nëse dy projektet do të realizohen paralelisht, apo në periudha kohore të ndara nga njëra-tjeta!