“MUNDOHEM GJITHMONË TË JEM…”/ Sot është një ditë e veçantë për Ronela Hajatin, sa vjeç bën këngëtarja – AlpeGossip
“MUNDOHEM GJITHMONË TË JEM…”/ Sot është një ditë e veçantë për Ronela Hajatin, sa vjeç bën këngëtarja

“MUNDOHEM GJITHMONË TË JEM…”/ Sot është një ditë e veçantë për Ronela Hajatin, sa vjeç bën këngëtarja

Një tjetër personazh publik feston sot ditëlindjen. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila pëlqehet jo vetëm për muzikën që bën por gjithashtu dhe për natyrën karizmatike që ka. Autorja e shumë hiteve mbush sot plot 33 vite jetë.

Ndonëse këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim që lidhet me këtë ditë të rëndësishme për të, ajo ndau një ditë më parë disa fotografi ku shkruante: “Gëzuar muajin! Gëzuar muajin e ditëlindjes. Mundohem gjithmonë të jem sa më pozitive në këtë periudhë sepse për mua është fillimi i një viti të ri”.

Kujtojmë që Ronela ka qenë mjaft e përfolur kohët e fundit për pjesëmarrjen në Eurovision. Këngëtarja, e cila nuk arriti të kualifikohej në finale, u përball me kritika për shkak të performancës. Megjithatë, shumë të tjerë, e vlerësuan për energjinë që tregoi në skenën e festivalit evropian.