PREJ SHUMË VITESH LARG MUZIKËS/ Çfarë i bëri “bashkë” Orinda Hutën dhe Yll Limanin. Moderatorja ka dy fjalë për këngëtarin – AlpeGossip
PREJ SHUMË VITESH LARG MUZIKËS/ Çfarë i bëri “bashkë” Orinda Hutën dhe Yll Limanin. Moderatorja ka dy fjalë për këngëtarin

PREJ SHUMË VITESH LARG MUZIKËS/ Çfarë i bëri “bashkë” Orinda Hutën dhe Yll Limanin. Moderatorja ka dy fjalë për këngëtarin

Ajo është tërhequr nga muzika prej shumë vitesh tashmë. Po flasim për Orinda Hutën, të cilën së fundmi e ka risjellë në vëmendjen e publikut si këngëtare, Yll Limani.

Ky i fundit ka realizuar një cover me hitin e Orindës të titulluar “Tani e di”, të cilin e ka ndarë me të gjithë fansat e tij në Instagram. Krahas videos këngëtari shkruan: “Pak muzikë në këto ditë të errëta”.

VIDEO

Të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale që e kanë pëlqyer këtë version të këngës së më shumë se një dekade. Ndër to edhe Orinda Huta e cila e ka ripostuar në Instastoryn e saj, teksa ka lënë edhe një mbishkrim për Yllin.

“Po unë, që i pëlqej të gjitha këngët e tua dhe zërin tënd të bukur”,-shkruan Huta.

Sakaq kujtojmë që Orinda dhe Turjan Hyska janë bërë prindër të një vajze të cilën e quajnë, Atara. Huta prej kohësh i është dedikuar familjes dhe moderimit.