“MARTOHET” BEBE REXHA/ Këngëtarja zbulon fotot me fustan të bardhë – AlpeGossip
“MARTOHET” BEBE REXHA/ Këngëtarja zbulon fotot me fustan të bardhë

“MARTOHET” BEBE REXHA/ Këngëtarja zbulon fotot me fustan të bardhë

Ditën e djeshme, Bebe Rexha habiti fansat e saj me një video që publikoi në ‘Instagram’, ku shfaqej e veshur me një fustan nusërie.

Nuk e dimë se çfarë po ndodh në jetën e Bebe Rexhës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore, i ka bërë 8.8 milionë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo është martuar.

Sikur mos të mjaftonte video, Bebe ka shkruar edhe këto fjalë bashkangjitur videos “Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë, super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve”.