Sherri mes reperes Rina dhe S4MM është komentuar gjatë javët e fundit në media. Në një intervistë për NIN këngëtarja tha se nuk do bashkëpunonte kurrë me reperin pasi është i dështuar. I menjëhershëm ishte reagimi i Sam i cili vendosi ti bëj diss Rinës në këngën e tij “E preferume”.
“Janë duke më përmend në intervista”, këndon Saimiri teksa në klip shfaqet një emoji jashtëqitjeje me zërin e Rinës. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage” ku ka treguar se mosmarrëveshjet me Rinën vazhdojnë.
“Ajo ka fol për mua kot e kot edhe unë kam fol fakte që I di gjithë Prishtina, gjithë vendi jonë I di.”, ka thënë ai teksa më vonë është pyetur se çfarë do i thoshte Rinës nëse do e takonte ndonjëherë.
“Hiç s’i kisha thënë asgjë , s’kisha bërë muhabet fare. Është shumë poshtë nivelit tim”, ka përfunduar ai.