E IMITON E BIJA/ Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me ndjekësit e saj (FOTO) – AlpeGossip
E IMITON E BIJA/ Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me ndjekësit e saj (FOTO)

E IMITON E BIJA/ Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me ndjekësit e saj (FOTO)

Suada Sherifi, ish-missi shqiptar publikon shpesh momente krah vajzës së saj Deizi. Edhe mbrëmjen e kaluar ka ndarë me ndjekësit e saj pak momente pranë të bijës. Siç duket e vogla e saj ka nisur të imitojë prindërit dhe Suada e ka përjetuar me shumë emocion këtë moment. “Fëmija imiton çdo gjë tonën dhe qenka një lumturi e paparë! Më falni për rrëmujën, por realisht kështu është gjithmonë sepse krevati është vendi i preferuar i Deizit”,-shkruan ajo krahas videos në fjalë.

Vetëm pak muaj më parë e vogla e bukuroshes së ekranit ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Kujtojmë se Suada është larguar nga ekrani prej kohësh për t’iu përkushtuar së bijës dhe biznesit privat që ka nisur.