“HIENAT JAPIN MEND”/ Seldi flet troç për ndarjen dhe përse lidhja me Mimozën u bë e madhe (FOTO) – AlpeGossip
“HIENAT JAPIN MEND”/ Seldi flet troç për ndarjen dhe përse lidhja me Mimozën u bë e madhe (FOTO)

“HIENAT JAPIN MEND”/ Seldi flet troç për ndarjen dhe përse lidhja me Mimozën u bë e madhe (FOTO)

Seldi Qalliu e ka pranuar faktin që dy personazhe të njohur, bëjnë bujë të madhe me lidhjen apo ndarjen e tyre në publik, ashtu siç ndodhi me marrëdhënien e tij me këngëtaren Mimoza Shkodra.

I ftuar në emisionin “Thumb” Seldi tregoi se përse marrëdhënia e tij me ish-të fejuarën u bë e madhe në media dhe rrjetet sociale.

“Lidhja me Mimozën u bë e madhe sepse bëhet fjalë për dy këngëtarë, por ka njerëz që ndahen me 2 fëmijë dhe kam vënë re që janë ato hienat që japin mend sepse kam parë komente. Por ne të dy nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë dhe të ndaheshim”, ka treguar Seldi.

Këngëtari ishte mjaft i revoltuar nga komentet e shumta që i vinin nga njerëz të cilët sipas tij duhet të ishin të fundit që komentonin në lidhje me këtë çështje.

Seldi dhe Mimoza Shkodra i dhanë fund fejesës së tyre pas 1 viti dhe ndarja e tyre e befasishme bëri mjaft bujë në shoëbiz-in shqiptar.