Më në fund: Edhe Vesa bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare (DETAJET E REJA) – AlpeGossip
Më në fund: Edhe Vesa bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare (DETAJET E REJA)

Më në fund: Edhe Vesa bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare (DETAJET E REJA)

Vetëm para disa muajsh këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma udhëtoi drejt Zelandës së Re për t’ju bashkuar bashkëshortit tësaj reperit Big Basta, i cili prej një viti është shpërngulur në Zelandën e Re tashmë.

Ata të dy kanë postuar shpeshherë foto nga studio muzikore, por nuk kishin treguar asgjë më tepër për projektet e tyre.

Por Vesa Luma nuk rezistoi dot më gjatë dhe tregoi arritjen e parë në vendin e largët duke postuar në Instastory foton shkëputur nga profili i saj në Akademinë Muzikore Elliete’s, e cila është një shkollë muzikore në Auckland, Zelandë të Re e njohur në mbarë botën.

Në profilin e këngëtares shqiptare shkruhet që ajo është një këngëtare e suksesshme që vjen nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në disa kompeticione dhe është fituese e disa çmimeve.

Në biografinë e Vesa Lumës në Elliete’s Music Academy gjithashtu shkruhet se ajo ka realizuar gjatë karreierës së saj muzikore dy albume, 19 videoklipe dhe ka përformuar në më shumë se 200 koncerte në mbarë botën.

“Veç karrierës muzikore, ajo ka eksperiencë dhe në industrinë e televizionit, si moderatore e disa programeve dhe ka qënë producente e show-t të saj televiziv” – ka shtuar në fund Akademia.

Vesa do të jetë trajnuese në zhanrin e këndimit, në Akademinë e njohur muzikore me disa filiale në vende të ndryshme të botës.