E PABESUESHME/ Tatuazhi në gjoks i ndryshon jetën gruas me kancer – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Tatuazhi në gjoks i ndryshon jetën gruas me kancer

E PABESUESHME/ Tatuazhi në gjoks i ndryshon jetën gruas me kancer

Një grua humbi gjoksin pasi u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.
Linda Bright tha se e urrente shenjat në trupin e saj pas trajtimeve për kancerin e gjirit.

Por 69-vjeçarja, nga Felixstowe në Suffolk, vendosi që shenjën e saj ta mbulojë me tatuazh në fromën e stytjenave.

Ajo thotë se tatuazhi në gjoks i ndryshoi jetën pasi besimi i saj u përmirësua aq shumë sa tani është e lumtur të shëtisë në rrugë.

Linda vuante nga kanceri i gjirit dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e gjoksit në vitin 2013.

“Sa herë që bashkëshorti im vinte në dhomë unë mbulohesha. Nuk doja që David ta shikonte. Ne kemi 48 vite të martuar.”

Pas pa një tatuazh për gjoksin në internet ajo vendosi që ta bënte.

“Kur pashë tatuazhin, mendova se kjo është ajo që më duhej.”

Asaj iu deshën 9 orë për të realizuar tatuazhin që i ndryshoi jetën.

Pas 7 vitesh diagnostikimi me kancer, Linda shpreson që të pastrohet tërësisht këtë vit.

“Nëse do të mund të ecja në rrugë pa asgjë veshur do ta bëja. Por nuk mendoj se kjo është e lejueshme,”-tha ajo.

Për të parë videon e plotë kliko tek linku i moposhtëm:

http://www.bbc.com/news/av/uk-england-suffolk-43910706/bra-tattoo-changed-woman-s-life-after-breast-cancer