BRAVO MEGHAN/ Pavarësisht takimeve dhe shtatzënisë, Dukesha e Sussex i është përkushtuar një tjetër pasioni (FOTO) – AlpeGossip
BRAVO MEGHAN/ Pavarësisht takimeve dhe shtatzënisë, Dukesha e Sussex i është përkushtuar një tjetër pasioni (FOTO)

BRAVO MEGHAN/ Pavarësisht takimeve dhe shtatzënisë, Dukesha e Sussex i është përkushtuar një tjetër pasioni (FOTO)

Nuk është më sekret se Meghan Markle është e fokusuar tek puna, madje hapi edhe telashe edhe në stafin e familjes mbretërore. E nëse mendoni se shtatzënia do e mbaj larg detyrimeve të saj, e keni shumë gabim. Dukesha e Sussex ka vendosur të punojë derisa të afrohet dita e madhe, kur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Madje, pavarësisht detyrave mbretërore që ka mbi kurriz, plus shtatzënisë, Meghan sërish ka kohë për të bërë gjëra të reja. “Dailymail” raporton se Duksha e re, ka nisur të mësojë gjuhën frënge dhe për këtë merr leksione thuajse çdo ditë.

“Meghan po përpiqet që të përmirësojë gjuhën franceze dhe i është future punës. Dukesha e shikon shumë të arsyeshme për shkak edhe të detyrave të saj në familjen mbretërore” – u shpreh burimi për “Dailymail”.

Bravo Meghan, sapo na dhe një ide më shumë se ç’duhet të bëjmë gjatë 2019-ës!