MOS JU FRIKSONI MË MITEVE TË PAVËRTETUARA/ Ja gjithçka që duhet të dini për menopauzën – AlpeGossip
MOS JU FRIKSONI MË MITEVE TË PAVËRTETUARA/ Ja gjithçka që duhet të dini për menopauzën

MOS JU FRIKSONI MË MITEVE TË PAVËRTETUARA/ Ja gjithçka që duhet të dini për menopauzën

Menopauza është pjesë e ciklit të zhvillimit femëror, mirëpo shumë femra i frikësohen dhe besojnë në mite të pavërtetuara rreth kësaj periudhe. Artikulli i fundit nga The Guardian, tregon për të gjitha simptomat, rrezikun dhe të mirat e menopauzës.

Çfarë është menopauza?

Menopauza është periudha kur një femër hyn në periodën fertile. Në përgjithësi ky proces mund të zgjasë me muaj apo vite të tëra, mirëpo teknikisht menopauza definohet kur një femër nuk ka perioda për 12 muaj. Zakonisht, kjo periudhë fillon gjatë moshës 52 vjeç, mirëpo rreth një në 100 gra e përjetojnë menopauzën përpara moshës 40 vjeç.

Menopauza është e programuar brenda fiziologjisë së organizmit të një femre. Biologjikisht, kjo periudhë fillon kur ovariumet ndalojnë së prodhuari vezë dhe cikli i ovulimit nuk mund të ndodhë më. Që nga fëmijëria, një femër prodhon përafërsisht 200.000 vezë.

Tek disa femra, vezët prodhohen mirëpo janë një gjendje ”dormance”, që do të thotë nuk janë të aktivizuara. Gjithashtu krahas prodhimit të paktë të vezëve, zvogëlohet edhe sasia e estrogjenit, e cila çon në simptomat e para të menopauzës.

Sa zgjatë menopauza?

Simptomat e menopauzës zakonisht fillojnë të shfaqen disa muaj përpara, fazë kjo e njohur si faza e perimenopauzës, dhe zgjatë deri në 4 vite pas periodës së fundit. Në disa raste menopauza mund të zgjasë deri në 12 vite.

Cilat janë simptomat e para?

Simptoma e parë është çrregullimi i ciklit. Simptomat e tjera janë: djersitje, skuqje e fytyrës, shenja të kuqe në trup, lëkundje e papritur e disponimit, probleme me kujtesën si dhe zvogëlim i dëshirës seksuale.

A ka mundësi një grua të lindë foshnje pas menopauzës?

Kjo gjë është  e mundur vetëm përmes trajtimit IVF, që përfshin fekondimin artificial me vezë të ngrira. Gratë edhe në fazën pas menopauzës kanë një numër të lartë të folikulave në ovariume dhe shkencëtarët e kanë demonstruar, që është e mundur që këto folikula të zhvillohen në vezë, mirëpo në kushte laboratorike.

A ekzistojnë trajtime për menopauzën?

Një nga terapitë më të përdorura për këtë qëllim është terapia e zëvendësimit të hormoneve. Kjo terapi ka për qëllim trajtimin e mungesës së estrogjenit, i cili sjellë djersitje të tepërt dhe vapë të vazhdueshme. Kjo terapi mund të merret ne formë të tabletave apo implanteve.